Kush e ka mendjen tek ndeshja

23/10/2014 00:00

Arenat sportive janë shndërruar në një magnet për femrat e famshme, ca për pasion e ca për të qenë në qendër të vëmendjes, por rrallë ndodh që në vijën e parë të një ndeshjeje basketbolli në Shtetet e Bashkuara të shohësh tri modele.

Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Hailey Baldwin tërhoqën vëmendjen të mërkurën gjatë një ndeshjeje basketbolli mes New York Knicks dhe Washington Wizards të zhvilluar në “Madison Square Garden”.

Kendall Jenner, e cila aktualisht është në një periudhë tranzitore mes spektaklit të familjes Kardashian dhe karrierës si modele që sapo ka nisur, ishte ulur në mes ndërsa në krah kishte modelen 17-vjeçare Hailey Baldwin dhe 19-vjeçaren Gigi Hadid. 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel