INUK hodhi poshtë akuzat e Partisë Demokratike për prishje selektive të ndërtimeve nga ky institucion.

“Asnjë objekt i kundraligjshëm nuk është anashkaluar nga inspektorët e INUK në të gjitha zonat ku është ndërhyrë dhe nuk ka patur asnjë veprim selektiv. Rastet konkrete të denoncuara nga opozita në Tiranë, INUK ka bërë identifikimin e dokumentacionit dhe ka rezultuar se subjektet në fjalë zotërojnë çertifikatë për vërtetësim pronësie të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme para vitit 2013. Referuar rastit të Shkodrës, INUK nuk ka kryer ende asnjë ndërhyrje në këtë rreth dhe çdo gjë do të bëhet sipas një plani të miratuar nga institucioni që unë drejtoj”, deklaroi Drejtorja e INUK, Dallëndyshe Bici.

Opozita thotë se qeveria po bën prishje selektive të ndërtimeve dhe se ato që po u shpëtojnë fadromave të INUK-ut janë prona të klienteles qeveritare. Deputeti Luçiano Boçi paraqiti 3 raste, nëpërjmet fotove, ku sipas tij, të preferuarit e pushtetit mbrohen sipas parimit “ligjin e bën maliqi”.

Top Channel