Sërish telashe për Balotelli-n

24/10/2014 00:00

Telashet për Mario Balotelli-n nuk kanë të mbaruar. Një grua në Manchester lajmëroi policinë, pasi pretendon se është kërcënuar nga lojtari i Liverpulit.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur kur ish-sulmuesi i Milanit kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e nënës së tij. Gruaja lajmëroi policinë pasi, sipas saj, italiani i ‘ishte afruar në mënyrë kërcënuese’ kur ajo i kishte shkrepur një foto në momentin që ai po parkonte makinën.

Zëdhënësi i policisë në Manchester tha se ky rast është duke u hetuar.

Top Channel