Liverpuli synon një tjetër lojtar të Milanit

24/10/2014 00:00

Mbrojtësi i krahut te Liverpul, Glen Johnson me shumë mundësi nuk do të rinovojë kontratën, e cila i skadon në muajin qershor.

Trajneri i “The Reds”, Brendan Rodgers ka nisur që tani të mendojë për lojtarin e ri në krah të mbrojtjes dhe sipas mediave angleze, do të synohet transferimi i lojtarit të Milanit, Ignazio Abate.

Zgjedhja e parë e 27 vjeçarit italian duket se do të jetë rinovimi i kontratës me ekipin aktual, Milanin, por në rast se palët nuk do të bien dakord për kontratën e re, atëherë Liverpuli do të jetë i gatshëm të transferojë në “Anfield” një tjetër lojtar të Milanit, pas Mario Balotelli-t.

Top Channel