Hong Kong, studentët votojnë për ofertën e qeverisë

24/10/2014 00:00

Liderët e protestave në Hong Kong pritet të thërrasin mbështetësit për të votuar nëse të pranojnë protestat e qeverisë dhe t’i japin fund pushtimit të qytetit.

Më herët organizatorët e protestave kishin hedhur poshtë ofertën e qeverisë për hartimin e një platforme për diskutimin e reformave dhe për t’ia raportuar më pas ato Pekinit.

Ata thonë se një një shprehje e fuqishme e mbështetjes për këtë rast do t’i ndihmonte ata në negociatat e tyre me qeverinë. Protestat për më shumë demokraci në Hong Kong nisën në shtator.

Ditën e martë, liderët e manifestimeve studentore dhe zyrtarë të qeverisë zhvilluan për herë të parë bisedime, por bën fare pak progres në arritjen e një marrëveshjeje.

Qeveria, e përfaqësuar nga nënkryetarja Carrie Lam, ofroi gatishmërinë për t’i dërguar qeverisë kineze një raport për të reflektuar mbi kërkesat e të rinjve dhe për hartimin e një platformë për të lehtësuar dialogun për ndryshimet e ardhshme kushtetuese.

Por nga ana tjetër ajo theksoi se Hong Kongu nuk mund të vendosë vetë për zhvillimet e tij politike, pasi është një rajon administrativ që varet nga Kina.

Alex Chow, kryetar i Federatës së Studentëve, deklaroi pas takimit se oferta e qeversë nuk përmbante asnjë praktikë konkrete.

Por të enjten mbrëma, ai u tha mbështetësve të mbledhur përpara zyrave të qeverisë në lagjen Admiralty të Hong Kongut, të cilën e kanë riemëruar si Sheshi i Demokracisë, se do të jenë në gjendje të thonë fjalën e tyre për propozimet.

Top Channel