De Biasi: I zhgënjyer nga padrejtësia

24/10/2014 00:00

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi shpreh zhgënjimin e tij
për vendimin e Komisionit të Disiplinës në UEFA, që përcakton fitoren në
tavolinë të Serbisë ndaj Shqipërisë, me rezultatin 3-0.

“Jam u zhgënjyer për një vendim që nuk jep drejtësi. E kuptoj komisionin, por besoj se është e vështirë për në që të pranojmë një verdikt që na tregon si të mundur në cdo aspekt. Na hoqën edhe atë që fituam në fushë. Cfarë duhet të ndodhte më shumë?” shkruan trajneri në rrjetin social `Facebook`.

Vendimi i Komisionit po shkakton një shpërthim në rrjetet sociale ndaj UEFA-s, si dhe kryesisht ndaj kreut të saj, Michel Platini.

Top Channel