Projekt për Ligatinën e Tushemishtit me ndihmën e GIZ

24/10/2014 00:00

Lumi i Kullës, që lidh fshatin e Tushemishtit me burimet e Drilonit,
është prekur nga dora e ndryshimeve duke sjellë një imazh të përmirësuar
dhe atraktiv pas përfundimit të një ndërhyrje për sistemimin e tij.

Projekti rajonal “Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në tre liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës” i financuar nga  Ministria Federale për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë dhe zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Shqipëri i ka ardhur ne ndihme komunes Bucimas per marrjen e masave mbrojtjese dhe restauruese ne nje nga ligatinat me te njohura ne vend, ate te Tushemishtit.

Vete perfaqesuesit e ketij projekti kane vleresuar punen e realizuar dhe impaktin e saj ne ruajtjen e pasurive natyrore.

“Ne emer te GIZ dua te pershendes masat e marra per sistemimin e ligatinave ne komunen Bucimas. Keto masa ne i kemi marre per periudhen kohore te 18 muajve ne komunen e Bucimasit.Sot do te perurojme perfundimin e prokekltit dhe do te shohim nga afer masat qe jane mare ne Drilon dhe ne lumin  e Kulles”, thotë Anke Holstein, zëvendësambasadore e Gjermanisë në vendin tonë.

Zëvendëasamabasadorja, nderkaq apeloi qe projekte te tilla te vijojne pasi synojne mbrojtjen e natyres.

“Kjo qe shohim ketu eshte nje natyre e mrekullueshme dhe duhet te jete detyra dhe deshira e secilit prej nesh qe ta mbrojme kete natyre. Une mendoj se ne kete projekt u bene gjerat e duhura per te mbrojtur si duhet pasurite natyrore. Rezervati Oher-Prespe eshte nderkufitar dhe natyra nuk njeh kufij. GIZ ka ne fokus te saj nje pune te integruar per mbrojtjen e mjedisit nderkohe qe bashkepunimi mes dy vendeve ka prekur edhe sfera te tjera”, tha Holstein.
 
Tashmë Ligatina ka një urë lidhese, nje pikë vrojtimi, si dhe një Qender të Gjelber duke e shndërruar atë në një pikë tërheqëse për të gjithë vizitorët. Qendra e Gjelbër do te sherbeje per te informuar vizitorët dhe për të rritur ndergjegjesimin qytetar lidhur me pasurine e biodiversitetit te liqenit te Ohrit dhe ligatines se Tushemishtit.

Top Channel