Basha: Rama të lerë fjalët
24/10/2014 00:00
Pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, ka reaguar në Facëebook
edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili përvecse e konsideron këtë
verdikt të padrejtë, i kërkon Kryeministrit Edi Rama që të angazhojë
shtetin me qëllim arritjen e drejtësisë për kombëtaren shqiptare.
“I padrejte vendimi i UEFA-s. Kryeministri t`i lere llogjet ne FB, te angazhoje te gjitha resurset e shtetit ne mbeshtetje te Kombetares dhe nje vendimi te drejte bazuar mbi te verteten”, shkruan Basha.
Ndërkohë nga ana e tij Rama vlerëson se FSHF-ja duhet të hapë betejën gjyqësore deri në fund.
Top Channel