SHBA, një në shtatë persona, siguron me vështirësi ushqimin

24/10/2014 00:00

Në kombin më të fuqishëm të botës, një në shtatë vetë kërcënohet nga
uria. Të dhënat më të fundit të Departamentit të Bujqësisë në Shtetet e
Bashkuara japin një tablo të zymtë sipas të cilës numri i amerikanëve që
sigurojnë me vështirësi ushqimin vazhdon të jetë në nivelin më të lartë
historik.

Mbi 17 milionë familje nuk e kishin te siguruar ushqimin vitin qe shkoi. Kjo shifer mbetet e pandryshuar qe prej 2008-tes, si deshmi e pakundershtueshme e faktit qe ekonomia e permiresuar e vendit nuk e ka shtrire efektin tek te gjithe. Niveli i papunësisë u rrit ndjeshem ne Amerike gjate thellimit te krizes.

Por edhe pse krahasuar me vitin 2010, sot numri i te papuneve ka rënë, statistikat e reja tregojnë se pasiguria e ushqimit u shtua bashke me recesionin e qe prej atehere te mbetet ne pragun e vet historik. Pergjate ketyre viteve, çmimi i ushqimeve ne Shtetet e Bashkuara eshte rritur ndersa pagat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Sarah Auth, e cila punon si kuzhiniere i tha “Zerit te Amerikes” se rroga e saj nuk i mbulon gjithmone pagesat e faturave.

Pasi shlyen faturën e energjisë, këstin e makinës, furnizimin me karburant, nuk mbeten shume para per ushqim, thote ajo. Shqetesim perben edhe nje tjeter faktor: shtrenjtesia e ushqimit te shendetshem. Disa depo ushqimore po ofrojnë më shumë fruta të freskëta, perime dhe mish. Por kur nuk i kane te tilla mundesi, njerezit duhet te kenaqen me ushqime te lira qe kane pak ose asnje vlere ushqimore. Drejtuesit e njeres prej qendrave qe ofron asistence ne kete drejtim, ‘Sista United’, shprehen te kenaqur qe mund t`iu japin ushqime njerezve ne nevoje, por shtojne se eshte e dhimbshme kur sheh sesa te shumte jane ne numer.

Top Channel