Ambasadori francez: Jam optimist; Shqipëria ka ecur

24/10/2014 00:00

Ambasadori francez i sapo ardhur në Shqipëri, Bernard Fitoussi ka dhënë
deklaratat e tij të para politike nga qyteti i Elbasanit. Ai vuri në
dukje diferencat që ekzistojnë mes mazhorancës dhe opozitës, por tha se
në një vend pa opozitë jetojnë diktaturat.

“Une i thashe Kryebashkiakut Sejdinit dicka qe me duket esencial. Shqiptare te jeni kryelarte per vendin tuaj. Per 25 vjet ju keni kaluar nje rruge te jashtezakonshme sigurisht ka veshtiresi. Ka akoma kurajo per t`u mobilizuar, por me ato qe une kam pare ne keto pak dite, une jam shume besues. Sigurisht qe ka diference midis maxhorances dhe opozites, por te vetmet vende ku nuk ka opozita jane diktaturat”, thotë Bernard Fitoussi.

Edhe pse ndodhet ne Shqiperi prej pak javesh ambasadori francez analizoi te gjithe situaten ne vend duke vene ne dukje rrugen ende ne gjate qe ka perpara politika ne drejtim te plotesimit te reformave kyce.

“Ka nje rruge reformash te veshtira per t`u permbushur si drejtesia, reforma territoriale, reforma ne administrate publike, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Por une dalloj ne Shqiperi nje energji dhe nje kthjelltesi qe e admiroj. Ne France thuhet se gota mund te shihet gjysmë bosh ose gjysmë plot. Partite politike shqiptare te dorezojne ate çka kane ne gote. Por konstatoj se gota po mbushet”, tha ambasadori.

Vizita e pare jashte Tiranes e Ambasadorit francez eshte zhvilluar ne qytetin e Elbasanit, ku eshte ndalur fillimisht ne ambientet e Aleances Franceze.
 

Top Channel