Rama: Kundër Serbisë, 20 mijë zemra kuqezi në Shkodër

24/10/2014 00:00

“UEFA mori një vendim që nuk bën drejtësi për çka ndodhi në stadiumin e
Beogradit”. Po aq i zemeruar si shumë shqiptarë deklaroi se ishteK ryeministri shqiptar Edi Rama nga vendimi i UEFA-s.

Shqiperia nuk e meritonte shenjen e barazimit me serbine, deklaroi Kryeministri shqiptar per te cilin vendimi i Qeverise se futbollit nuk denoi racizmi dhe e beri kete vetem per nje arsye: “Që dalin thuajse krejt pa lagur nga ky shi masash, ku UEFA është përpjekur t’i lagë të gjithë njësoj. UEFA ka dashur t’i japë një mesazh të dyja vendeve duke i penalizuar të dyja thuajse njësoj, edhe pse jam i sigurt se pala serbe me siguri do të verë kujën që është viktimë e një padrejtësie të tmerrshme mbi të. Por kjo nuk është drejtësi dhe Shqipëria nuk e meriton të vendoset në anën tjetër të shenjës së barazimit, pas gjithë asaj që ndodhi në sytë e mbarë botës”, tha Rama.

Ashtu si FSHF-ja, shefi i Qeverise shqiptare shprehu bindjen se vendimi i UEFA-s ishte politik.

“UEFA ka dhënë padyshim një vendim politik, por kjo s’ka lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë, as me politikën e jashtme të Bashkimit Europian; është thjesht budallallëk t’i mendosh këto. Kjo ka lidhje me politikën e brendshme të UEFA-s, e cila është një “shtet më vete” siç i thonë fjalës”, theksoi Rama.

Per Kryeministrin shqiptar ka vetem nje rruge te vetme te drejte qe duhet te ndjeke Shqiperia.

“Ka vetëm një rrugë për Shqipërinë, rruga që po ndjek Federata Shqiptare e Futbollit. Vazhdimi i betejës për të marrë drejtësi në shkallët e tjera të gjykimit. Provat janë kokëfortësisht në favorin e palës sonë”, u shpreh Rama.

Nga kjo konference per mediat Kryeministri shqiptar beri me dije edhe nje tjeter lajm te lidhur po me sportin, ndertimin e stadiumit te Shkodres ku edhe premtoi qe ndeshja e kthimit me Serbine te luhet pikerisht ne te.

“Sot kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi”, njoftoi Rama.

Por, deklarimi i shefit te Qeverise per vendimin e UEFA-s nuk u shkeput nga vizita e tij e pritshme në Beograd, kur u pyet nëse mund të ishte miqësor ky takim, mes tij dhe drejtuesve të Beogradit, pas deklaratave të tyre të fundit.

“Secili mban përgjegjësi për veten e vet dhe secili përcakton me gjuhën dhe me sjelljen e vet, lartësinë e dinjitetit të vet. Mateni vetë se kush del më i gjatë në këtë mes”, tha Rama.

Top Channel