Partia Demokratike u tregua shume e ashpër me Kryeministrin Edi Rama,
kur dënoi si fyese dhe poshtëruese për gratë projeksionin në fasaden
qendrore të Kryeministrisë.

Ky projeksion eshte ideuar nga qeveria si pjese e fushates sensibiluese per luften kunder kancerit te gjirit, por opozita e krahasoi ate me nje lagje nderkombetarisht te njohur ne Amsterdam. Sipas Partise Demokratike kjo eshte jo vetem nje forme e papranueshme e propagandes qeveritare, por ajo synon te heqe vemendjen nga deshtimi me shendetesine falas ne pergjithesi dhe me braktisjen e grave qe vuajne nga kanceri i gjirit ne veçanti.

“Çdo vit në Shqipëri 250 gra humbin jetën nga kanceri i gjirit. Qeveria nuk ka planifikuar asnjë lek për kujdesin shëndetësor për gratë. Nga premtimet e gënjeshtërta për shëndetësinë falas, Kryeministri vjen me buxhetin e shtuar të reklamave, duke nxjerrë gratë në dritaret e godinës  qeveritare, pak a shumë si një plagjaturë “Red Light” në Amsterdam”, tha deputetja Albana Vokshi.

Kryetarja demokrate e Komisionit Parlamentar te Shendetesise tha se kanceri i gjirit prek çdo vit 500 gra ne Shqiperi, por sipas saj gjendja ne spitale eshte perkeqesuar dhe perkujdesja shendetesore eshte ne nivele dramatike.    

“Aparaturat e mamografisë mungojnë në shumë qytete të Shqipërisë. Gratë në fshat nuk kanë asnjë mbështetje nga autoritetet shëndetësore për t’iu mundësuar vizitën e mamografisë. Në pavionin e Onkologjisë mungojnë medikametet dhe njerëzit vdesin në radhë për kimio-terapinë.Kjo është gjendja e shëndetësisë, ky është bilanci i Edi Ramës me këtë fenomen tronditës.Ndaj, është turpëruese kur sheh Kryeministrin e vendit tend që paguan mijëra euro për të dhunuar gruan duke e trajtuar si objekt, në lagjen “kryeministrore”, njëlloj si në Amsterdam, dhe nuk paguan asnjë qindarkë për  t’iu mundësuar një jetë dinjitoze grave të prekura nga kanceri i gjirit. Kjo sjellje fyese e Kryeministrit, është një tjetër dëshmi se ku shkon buxheti për shëndetin e grave”, tha Vokshi.

Top Channel