Kina çon dëm 38 mln tonelata drithëra në vit

24/10/2014 00:00

Në Kinë sasia e ushqimeve që përfundon në koshin e mbeturinave është më e lartë sesa ajo në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të prezantuara në fillim të kësaj jave nga Administrata Shtetërore e Ushqimit në Pekin, mbi 38 milionë tonelata drithëra, kryesisht oriz dhe grur, hidhen poshtë çdo vit, pavarësisht se 11.5 për qind e popullsisë vuan ende nga uria.

Sipas raportimeve të “Japan Times”, sasia e ushqimit që hidhet poshtë në Kinë ka kaluar për herë të parë atë të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 2012, sipas të dhënave të Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Ambjentit, në tërësi amerikanët kanë hedhur 36.4 milionë tonelata ushqim.

Megjithatë, e llogaritur për person, një kinez krijon ende “shumë më pak” mbeturina krahasuar me një amerikan. Kjo shifër ka gjasa të vazhdojë të rritet si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme ekonomike të Kinës.

Top Channel