Hoteli më i frikshëm në botë

24/10/2014 00:00

McKamey Manor në San Diego të Kalifornisë ka nderin të quhet hoteli më i frikshëm në botë pasi vizitorët e tij kalojnë një eksperiencë të ngjashme me atë të filmave horror: mbyllen në kafazë me gjarpërinj, lidhen në karrike dhe “lahen” me gjak.

Vizitat mund të bëhen dy e nga dy dhe në këtë hotel duhet të rezistosh 8 orë. Eksperienca e vizitorëve filmohet në mënyrë që spektatorët kudo në botë të shikojnë horrorin që ofron ky hotel dhe të shikojnë nëse arrin të “mbijetojë” dikush. Deri tani, askush nuk ka rezistuar 8 orë në McKamey Manor.

Janë plot 24 mijë persona të cilët kanë regjistruar emrin për të provuar hotelin-horror. Themeluesi i hotelit, 55-vjeçari Russ McKamey, tregon: “Është njësoj si të jesh në një film të frikshëm. Ne mundohemi që çdo vizitë të jetë ndryshe nga të tjerat. Hoteli ka katër zona nëpër të cilat duhet të kalosh. Këto zona provojnë me të vërtetë se çfarë je në gjendje të bësh.”

Vizitorët detyrohen të hanë vezë të prishura dhe të qëndrojnë në kafazë të mbushur me gjarpërinj.

“Kam parë burra që kanë qarë si fëmijë në hotelin tim”, thotë Russ McKamey.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel