Basha: Komisioni, vëmendje te Shqipëria    

24/10/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pret një vëmendje më të
madhe nga Europa për zhvillimet në Shqipëri pas nisjes së detyrës së
ekipit të ri, që do të drejtojë Komisionin Europian.

Zoti Basha e shprehu kete bindje gjate samitit te Partise Popullore Europiane ne Bruksel, anetare te cilit jane presidenti i ri i komisionit, Jean Claud Junker dhe Komisioneri per Zgjerimin, Johanes Hahn.

Ne fjalen e tij, kryetari i partise demokratike  vuri ne dukje pikepamjet e opozites shqiptare se “zhbërja e standardeve demokratike dhe instalimi i praktikave oligarkike ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve në Shqipëri duke përqendruar vendimmarrjen në duart e një grupi oligarkësh me lidhje kriminale”. Sipas zotit Basha kjo ka sjelle rritje te varferise dhe papunesise, motive kryesore, qe sipas tij kane sjelle trefishim te azilkerkuesve drejt vendeve te bashkimit Europian. Keto ceshtje zoti Basha e bisedoi edhe ne takimet e vecanta me lideret e tjere te qendres se djathte europiane dhe me presidentin e ri te Komisionit Europian.

“Është një ekip shumë premtues, pa dyshim, nën lidershipin e kryetarit të komisionit, presidentit Juncker, me të cilin pata rastin të takohem e të bisedoj, ta uroj për përgjegjësitë e reja që ka marrë. E njoha me zhvillimet e fundit në Shqipëri, për të cilat është i mirëinformuar dhe mendoj se si presidentit Juncker, ashtu edhe krerët e disa qeverive dhe partive simotra në këtë samit, fokusi tek Shqipëria dhe tek Europa Juglindore nuk do u mungojë. Është e qartë se rrëshqitja nga standardet demokratike është një alarm i madh edhe për Komisionin e ri Europian dhe në këtë kuadër mendoj se angazhimi i komisionit të ri, i komisionerit Hann, i kryekomisionerit, presidentit Juncker, i Parlamentit Europian dhe përfaqësuesve të PPE në të gjitha këto struktura do të jetë i domosdoshëm dhe frutdhënës për t’i dhënë fund praktikës së zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri, si një parakusht për të garantuar ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian”,u shpreh Basha.

Top Channel