A keni parë foto më të adhurueshme se këto?

24/10/2014 00:00

Një fotografe profesioniste britanike arrin të bëjë sete të mrekullueshme fotografike me protagonistë bebe që nuk kanë mbushur ende dy javë jetë.

Joanne Collins pret që bebet të jenë në fazën e gjumit të thellë në mënyrë që t’i vendosë në pozat që ajo dëshiron pa i zgjuar.

“Fotografia më ka pëlqyer që kur mbusha 12 vjeç. E nisa duke fotografuar familje, por më pas nisa të bëja çfarëdolloj fotosh. Gjithsesi, e adhuroj fotografimin e bebeve. Është diçka e mrekullueshme dhe sentimentale”, shpjegon 39-vjeçarja.

“Seti fotografik realizohet për 4 orë. Kërkon durim dhe përkushtim. Gjithashtu, bebet duhet ta kenë barkun plot dhe dhoma duhet të jetë e ngrohtë”, shton Collins.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel