Gjiknuri: Po rimëkëmbim sistemin

24/10/2014 00:00

Norvegjia do të ndihmojë Shqipërinë në krijimin e tregut të përbashkët energjetik me Kosovën.

Gjatë një vizite zyrtare në Oslo, ministri i Energjisë Damian Gjinkuri është takuar me homologun e tij Tord Lien, me të cilin diskutoi edhe për mundësinë që Shqipëria të ketë akses në fondin norvegjez të investimeve.

Zoti Gjinkuri e njohu homologun e tij me masat që Shqipëria po merr për rimëkëmbjen financiare të sektorit energjetik dhe liberalizimin e tregut.  

Gjatë vizitës në norvegji ministri Gjinkuri është takua dhe me drejtuesit e kompanisë “Shtatkraft”, që po ndërton kaskadën e Devollit.

Top Channel