Aksionet për vjeljen borxheve dhe ndëshkimin e subjekteve që abuzojnë me
energjinë elektrike, përmes shmangjes së faturimit të sasisë së
konsumuar janë zhvendosur në zonën e Fushë-Krujës.
Drejtoria rajonale e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Durrës ka ndërmarrë kontrolle verifikimi në 12 subjekte private. Në çdo subjekt ku është konstatuar vjedhje e energjisë përmes ndërhyrjeve në rrjet janë marrë dhe masa administrative deri në vlerën e 800 mijë lekëve.
Rrethi i Krujës numëron 14 238 debitorë të cilet i detyrohen Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vlerën e 6,8 milionë dollarëve. Aksionet e ndërmarra në rajonin e Durrësit kanë dhënë rezultatet e tyre dhe falë ndërgjegjësimit gjatë dy muajve të fundit janë arkëtuar nga shlyerja e borxheve dhe faturat e konsumit mujor rreth 475 milion lekë.
Top Channel