Ultimatumi i negociatorit: Palestina, shtet brenda Nëntorit 2017

24/10/2014 00:00

Kryenegociatori palestinez për paqen ka përcaktuar termat më të qarta ndonjëherë mbi planet e krijimit të një shteti të pavarur palestinez, duke e kufizuar realizimin e këtij objektivi brenda 3 vitesh, ende nëse kjo do të nënkuptonte injorimin e lutjeve të Shteteve të Bashkuara për të mos avancuar më këtë sjellje.

Duke shprehur frustrimin e thellë në lidhje me vitet e shumta të përpjekjeve për të krijuar në realitet të ri dyshtetëror së bashku me Izraelit, të cilat nuk kanë pasur asnjë progres, Saeb Erekat njoftoi se nuk ka mbetur asnjë opsion për t’u shfrytëzuar, veç shtytjes përpara për deklarimin e njëanshëm të shtetësisë.

Ai tha se do të dorëzohej një rezolutë në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm, duke bërë thirrje për një afat përfundimtar të Nëntorit 2017, për krijimin e dy shteteve të bazuara mbi kufijtë që ekzistonin përpara luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967, gjatë së cilës Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, si dhe mori Jeruzalemin Lindor, territore këto që palestinezët i synojnë brenda shtetit të tyre të pavarur.

“Status-quoja aktuale nuk mund të zgjasë më”, tha Erekat përpara gazetarëve të shtypit të huaj në zyrat e tij në Ramallah, të enjten. “Duam të krijojmë një shtet jo më vonë se Nëntori i 2017-s. Kjo është e gjitha”.

Udhëheqësit palestinezë janë tepër të kujdesshëm pasi e dinë që Shtetet e Bashkuara thuajse do të përdorin veton ndaj një rezolute të tillë, ndaj dhe do të përpiqen fillimisht të bindin palestinezët të mos kalojnë në një lëvizje të tillë duke mos dhënë shkasë për përdorimin e vetos.

Erekat tha se kryediplomati amerikan, John Kerry, i kishte thënë gjatë një konference në Kajro këtë muaj, se Këshilli i Sigurisë nuk ishte “një opsion”, por nuk përmendi aspak fjalën veto. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara rezultojnë burimi më madhor i financimeve për palestinezët.

Edhe pse një rezolutë mbi shtetformimin duket se do të pengohet në Nju Jork, Erekat ritheksoi planet për të nënshkruar në mbi 500 organizata ndërkombëtare, konventa, traktate apo dhe protokolle si Palestinë, duke krijuar kështu rrethanat e një pavarësie “de facto”.

Top Channel