Egjipt, vriten 25 ushtarë

24/10/2014 00:00

Shpërthimi i një autobombe në një postobllok egjiptian në Gadishullin e Sinait la të paktën 25 ushtarë të vdekur.

Sulmi u regjistrua pran El Arish, qyteti më i madh në veri të Sinait dhe është më vdekjeprurësi i regjistruar në këtë zonë të vendit prej muajsh tashmë.

Pas ardhjes në pushtet të Abdel Fattah el-Sisi ushtria egjiptiane nisi një fushatë kundër militantëve në këtë gadishull, të cilët akuzohen si përgjegjës të një sërë sulmesh kundër autoriteteve.

Që prej rrëzimit të Mubarakut më 2011 kjo pjesë e Egjiptit është shndërrua në një parajsë të vogël për militantët për shkak të pafuqisë së autoriteteve për të vendosur nën kontroll territorin.

Top Channel