Komisioni i Medias dhe i Arsimit ka përzgjedhur katër nga 7 kandidatura për kryetar të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Gentian Sala, Gentian Skënderaj, Bers Hado dhe Anila Basha, janë kandidaturat më të votuara nga deputetët e mazhorancës. Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, ka ftuar opozitën të jetë pjesë e këtij komisioni, ku gjatë javës së ardhshme të gjithë të përzgjedhurit do të paraqesin edhe njëherë para komisionit strategjitë e tyre për AMA-n.

“Të katër këto emra në përfundim të zgjedhjes iu njoftuan edhe opozitës, e cila sipas nenit 10, pika 3, gërma c, e ligjit, përcaktohet se pakica parlamentare në komision përjashton dy nga 4 kandidatët e përzgjedhur. I bëmë thirrje dhe ftuam opozitën sërish, të vijë e të ushtrojë të drejtën e vet ligjore, për të përzgjedhur për të eliminuar 2 nga kandidaturat”, u shpreh nënkryetari Alfred Peza.

Nëse deputetët e opozitës do të vijojnë bojkotin politik, atëherë të katër kandidatët për kryetar të AMA-s do të çohen në Parlament. Do të jenë deputetët e Parlamentit, që do të përzgjedhin kryetarin e ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Top Channel