“Pax Albanica” promovohet në Fier

24/10/2014 00:00

“Pax Albanica”, botimi më i ri i publicistit Mustafa Nano u  promovua në ambientet e biblotekës publike të qytetit të Fierit, nën praninë e drejtuesve të pushtetit lokal, deputetëve të Qarkut si dhe të mjaft intelekualëve të këtij qyteti.

E trajtuar me një delikatesë edhe nga ana e autorit Mustafa Nano, argumenti i fesë pasqyron edhe situatën aktuale. Autori tregon edhe mesazhin kryesor që percjell, duke lënë të lirë këndvështrimin e çdo lexuesi që do shfletojë faqet e këtij libri.

“Jam me disa të cilët librin që unë kam bërë, i kam bërë atë leximin që do doja t’i bënin librit. Jam me njerëz të cilët me siguri e kanë në axhendën e tyre për ta lexuar. Njerëz me të cilët mund të shkëmbesh disa mendime rreth gjërave me interes publik”, thotë autori Nano.

Publicisti Nano është i vetëdijshëm për kritikat që mund t’i bëjnë trajtimit të temës së fesë në këtë libër, por është i bindur në referencat e përdorura dhe delikatesën e trajtimit të një teme të tillë.

Top Channel