Policia e Tiranës ka vënë në pranga mesditën e së premtes 72-vjeçarin Hajredin Fratari, ndërtues i njohur në kryeqytet, me akuzën e “Ndërtimit pa leje”.

Me anë të një njoftimi për shtyp, blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se arrestimi i 72-vjeçarit Hajredin Fratari u ekzekutua, pasi dyshohet se ka realizuar një pallat në mënyrë të paligjshme, në zonën e Selitës së Vjetër, në Tiranë.

“Me vendim të Inspektoriatit Urbanistik Qëndror, të datës 20.10.2014, kërkohet pezullimi i punimeve, pasi ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit dhe mungon oponenca teknike, ndërkohë që në këtë ndërtesë vazhdonin ende punimet për të përfunduar”, – thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Top Channel