Hanë peshkun më helmues në botë, 11 persona në spital

24/10/2014 00:00

Njëmbëdhjetë anëtarë të së njëjtës familje në Brazil janë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kanë gatuar dhe kanë ngrënë peshkun më helmues në botë.

Peshku helmues i ishte dhënë familjes Souza nga një mik shtëpie, i cili e kishte kapur në ujërat e Duque de Caxias.

Vetëm disa sekonda pasi e provuan, të gjithë anëtarët e familjes nisën të villnin dhe të mos ndjenin më gjymtyrët.

Gjyshja Maria do Carmo tregon: “Nuk e dinim që ishte helmues. Të gjithë janë në spital dhe po shpresoj në një mrekulli. Të gjithë e provuan peshkun përveç meje, unë po prisja ta provoja e fundit.”

Peshq të tillë helmues në Japoni vlerësohen shumë në kuzhinën japoneze dhe shefat e kuzhinës që i përgatisin bëjnë një trajnim 2-vjeçar para se të marrin licensën për ta gatuar.

Në këto peshq ka tetrodotoksinë sa për të helmuar 30 persona të rritur dhe nuk ka ende ilaç për këtë helm.

Top Channel