Kakavijë, ndalohen 44 klandestinë sirianë

24/10/2014 00:00

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar mbrëmjen e së premtes 44 shtetas nga Siria, të cilët dyshohet se janë futur në Shqipëri nëpërmjet Greqisë.

Mësohet se mes klandestinëve të ndaluar janë edhe dy gra dhe një fëmijë. Destinacioni i tyre mendohet të ketë qenë një prej vendeve të Europës.

Ndërkohë janë nisur menjëherë proceduar për kthimin e tyre në Siri.

Vetëm dy ditë më parë një tjetër grup me 76 shtetas sirianë është ndaluar nga policia në Gjirokastër.

Top Channel