Iran, vrau burrin që tentoi ta përdhunojë, varet 26-vjeçarja

25/10/2014 00:00

Mobilizimi ndërkombëtar nuk e shpëtoi dot Reyhaneh Jabbarin, e dënuar me
vdekje në Iran për vrasjen e një mashkulli që kishte tentuar ta
përdhunonte.

Apele pafund iu drejtuan autoriteteve te republikes islamike per t`i kursyer jeten 26-vjeçares. Grupi i te drejtave te njeriut “Amnesty International” vazhdimisht ka kembengulur se Jabbari ishte denuar ne baze te nje hetimi plot boshlleqe e te meta.

Ne fushate  e nisur muajin e kaluar ne rrjetet sociale Facebook e Tëitter mundi ta ndalonte perkohesisht ekzekutimin. Por gjithe cfare u arrit te fitohej ishin pak jave jete: 26-vjeçarja eshte varur u krye ne nje burg te Teheranit. Agjensia shteterore e lajmeve Tasnim thote se pretendimet e vajzes se kishte vepruar ne ate menyre per vetembrojtje, nuk u provuan dot ne gjykate.

Jabbari u arrestua ne 2007-ten per vrasjen e Morteza Abdolali Sarbandi, ish-punonjes i Ministrise Iraniane te Inteligjences. Pas ndalimit, ajo qendroi ne izolim per gati dy muaj, kohe gjate se ciles nuk i eshte lejuar te kontaktoje as me avokatin mbrojtes e as me familjaret e saj. Edhe perpara ekzekutimit, e ema nuk ka pasur mundesi te qendroje me te bijen perveçse nje ore te vetme.

26-vjecarja e kishte pranuar qe e pat qelluar Sarbandin me thike ne kurriz, por kembengulte se i ka dhene nje goditje jovdekjeprurese e se shtepi ka qene edhe dikush tjeter, i cili eshte vrasesi i vertete. Sipas OKB-se, Irani ka ekzekutuar rreth 250 persona kete vit, ndersa ne 2013-ten totali ishte 370, cka e ben vendin e dyte ne bote per nga niveli i ekzekutimeve pas Kines. 

Top Channel