ISIS, 10 përqind e perëndimorëve janë gra

25/10/2014 00:00

Shteti Islamik ISIS po zgjerohet me ritme të shpejta, pasi shumë  perëndimorë kanë vendosur t’i bashkohen Kalifatit me vetëdije të plotë.

Qendra e hulumtimeve për terrorizmin ka arritur në përfundimin se numri i grave si objekt i fushatave xhihadiste është në rritje. Numri i saktë i tyre që kërkojnë të bashkohen me grupin është ende i paqartë, por disa analistë vlerësojnë se afërsisht 10 përqind e rekrutëve nga Perëndimi janë gra, shpesh të ndikuara nga mediat sociale te cilat ofrojnë këshilla dhe madje “lavazh logjistik” për t’i nisur drejt udhëtimit në Lindjen e Mesme.

Këto rrjete shpesh portretizojnë jetën nën rregullat e Kalifatit si një lloj parajsë islamike e tjetërsuar nga ajo në Perëndim. Një pjesë e femrave tërhiqen nga ideja e martesës me ndonjë militant të ISIS, të tjera bashkohen sepse mendojnë që në një të ardhme të afërt Kalifati do sundojë botën me forcën e tij dhe ato deri atëherë do të kenë siguruar ndonjë post të lartë.

“Kombinimi i dhunës dhe jeta familjare është tepër tunduese për një grua, thotë Katherine Brown, një studiuese e kësaj çështjeje.

Ajo sjell në vëmendje imazhet në mediat sociale të femrave që i janë bashkuar ISIS. Kontrasti i thellë, thekson studiuesja, kur ato nga një anë kujdesen për fëmijët e në të njëjtën kohë që mbajnë në duar pushkë e armatime të tjera.

Pra emigrimet e fundit drejt Shtetit Islamik të Levantit dhe Sirisë më shumë të ngjarë nxitën edhe nga depresioni ose izolimi që rëndon mbi njerëzit e Perëndimit.

Top Channel