Tjetër provë nga mizoritë e ISIS-it

25/10/2014 00:00

Prej muajsh tashmë janë dokumentuar me pamje krimet mizore të tyre, por së fundmi në internet ka nisur të qarkullojë një video e jetës në Raqqa, qytetit në veri të Sirisë i konsideruar si fortesa e ekstremistëve.

Pamjet tregojnë jetën e banorëve të qytetit mes trupave me kokë të prerë dhe koka të varura në nëpër kangjela në vendet më publike të mundshme.

Video e filmuar në muajin korrik jep një panoramë më të qartë të asaj që po përjetojnë shumë banorë në Siri dhe Irak, që kur ISIS nisi fushatën e tij të terrorit.

Gra dhe fëmijë kalojnë “pa vënë” re mbi trupat e pajetë të atyre që besohet se janë ushtarë të ushtrisë siriane, mbështetës së Bashar al Assad, ndërkohë që një xhihadist i kërkon një grupi të rinjsh të mbështesin ISIS-in, në të kundërt i pret vdekja.

“Betohem në Zot se do të ketë një kalifat sipas profecisë. Bashkohuni me kalifatin, ose vrituni”, thotë ai para të rinjve që të trembur mbajnë në duar një flamur të zi, simbol të ekstremistëve.

Ndërkohë, në periferitë e Kobanit, Shtetet e Bashkuara bombarduan një bazë të ISIS duke e shkatërruar plotësisht atë.

Top Channel