Iggy dhe J-Lo ndezin Hollywood-in

25/10/2014 00:00

Nuk pritej që të këndonte, por J-Lo u tundua aq shumë nga fansat sa në mënyrë të papritur iu bashkua Iggy Azalea-s në koncertin “We Can Survive” në Hollywood.

Dy këngëtaret ndezën skenën me hitin e tyre “Booty”, ku më shumë se sa teksti, vëmendja ishte përqendruar tek performanca e J-Lo dhe Iggy Azalea.

E publikuar një muaj më parë “Booty” është shndërruar në hit që po kap 60 milion klikimet vetëm në Youtube.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel