Rexhepi: Çelësi i zgjidhjes është te presidentja

25/10/2014 00:00

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhepi ka
thënë se për tejkalimin e situatës aktuale politike çelësi është të
presidentja Atifete Jahjaga.

Sipas tij, presidentja duhet të kërkojë sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese për pikën 127, pastaj vendimi përfundimtar i gjykatës të respektohet nga të gjithë palët.

Rexhepi ka thënë se është absurd të krijohen situata për të shkuar në zgjedhje të reja kur ekziston shumica parlamentare.

Deputeti i LDK-së është shprehur kundër një koalicioni PDK-LDK, duke bërë me dije se formulat e tilla dështuese nuk duhet t’i ricidojë askush. Sipas Rexhepit, Kosovës i duhen ndryshime të mëdha, të cilat duhet t’i sjellin formulat e reja të krijuara pas zgjedhjeve.

Top Channel