PDK: Zgjedhjet e reja, opsion real

25/10/2014 00:00

Partia fituese e zgjedhjeve, PDK-ja, por edhe analistët politikë kanë
vlerësuar se zgjedhjet e reja mbesin opsion real nëse nuk arrihet një
marrëveshje ndërmjet partive politike.

Kurse partitë e bllokut thonë se nuk është e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje përderisa ekziston shumica parlamentare.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për “Epokën e re” se nëse nuk do të ketë një marrëveshje në mes të partive politike, opsion real mbeten zgjedhjet e reja parlamentare.

“Si anëtar i partisë më të madhe në Kosovë nuk do të doja të organizohen zgjedhjet e reja, por nëse nuk krijohen institucionet, sigurisht se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe të tregojë edhe një herë sovrani se kush ka të drejtë t’i krijojë institucionet”, ka deklaruar Musmurati.

Ndërkaq, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë për “Epokën e re” se nuk sheh asnjë arsye për zgjedhje të reja, pasi sipas tij, ekziston shumica në Kuvend.

Top Channel