Ebola, mbi 10 mijë raste

25/10/2014 00:00

Numri i personave të diagnostikuar me Ebola ka kaluar 10 mijë, nga të cilët 4992 kanë vdekur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi raportin e fundit mbi epideminë e sëmundjes që vazhdon të përhapet me ritme të shpejta.

27 prej rasteve të identifikuar me Ebola kanë qenë jashtë tre vendeve më të goditura, Sierra Leone, Liberia dhe Guinea dhe vetëm 10 persona kanë vdekur jashtë këtyre vendeve.

Së fundmi Mali regjistroi vdekjen e parë nga virusi. Një fëmijë 2-vjeçar ndërroi jetë, ndërkohë që të paktën 40 persona që autoritetet besojnë se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me viktimën janë vendosur në karantinë.

Top Channel