Arrestohet pas dy muajsh arratisje trafikanti i drogës

25/10/2014 00:00

Braktisi fugonin me 450 kg marijuanë,  më 3 gusht të këtij viti,
arrestohet i dyshuari G.Arapi. Ngjarja ka ndodhur në aksin
Gjirokastër-Kordhicë, ku policia atë kohë  kishte ngritur një
postobllok.

Në momentin që pronarët e lëndës narkotike kanë vënë re uniformat blu, janë arratisur së bashku me drogën. Disa kilometra më tutje ata braktisin automjetin dhe largohen në këmbë.

Gjatë kontrollit të makinës, policia gjene 8 fuçi plastike dhe disa thasë plasmani të mbushura me hashash dhe dy kallashnikovë. Nga provat e gjetura në skenën e krimit, policia mundi të identifikojë autorët e ngjarjes, ku njërin prej tyre e arrestoi  një ditë më parë.

Ndërkaq, bëhet me dije se po punohet për arrestimin e bashkëpunëtorit tjetër, por për arsye hetimi identiteti i tij, nuk bëhet me dije.

Top Channel