Energjia, PD bën thirrje për protesta

25/10/2014 00:00

Partia Demokratike vendos që të nisë protestat kundër Qeverisë dhe i ka
bërë thirrje qytetarëve që të dalin në rrugë në të gjithë vendin kundër
rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të ngrihen, dhe të bashkohen në protestë, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perendim.Askush nuk mund të luajë me jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve.Ka ardhur koha që të gjithë sëbashku t`i themi ndal të keqes që ka mbërthyer vendin.Ka ardhur koha të ngrihemi e ti ndalim”, tha koordinatorja per Marredheniet me Publikun, Grida Duma.

Sipas Dumës, keto protesta do te jene kunder padrejtesise qe po u behet shqiptareve nga kjo Qeveri.

“Çmimi i energjisë elektrike është edhe sot shumë i lartë, krahasuar me të ardhurat e qytetarëve dhe duke ditur se kostoja e prodhimit tek ne është më e ulëta në Europë. Por rritja dramatike që ka vendosur të bëjë Edi Rama, është vdekjeprurëse. Me heqjen e fashës mbrojtëse, fatura mujore për 2 milionë e 100 mijë shqiptarë do të jetë deri në 70 përqind më e shtrenjtë.Vetëm një pushtues do të sillej kështu me popullin e tij.Eshtë Edi Rama që premtoi uljen e cmimit të energjisë elektrike me 20 përqind, pasi u zotua se do të hiqte TVSH-në. Deri ku do të shkojë e keqja që ska fund me këtë kryeministër, me këtë qeveri.Shqiptarët nuk ia kanë për borxh oligarkut Rama dhe skotës së tij.E keqja nuk do të ndalet derisa ne të gjithë sëbashku ta ndalim”, thotë Duma.

Top Channel