ISIS ka përdorur gaz klorik në Irak

25/10/2014 00:00

Zyrtarët amerikanë po hetojnë njoftimet se ne luften e tyre per te
zaptuar sa me shume territore ne Irak, militantë e Shtetit Islamik kanë
përdorur gaz klorin kunder forcave irakiane te sigurise.

Duke permendur deshmi te oficereve ne terren, “New York Times” thotë se luftëtarët e ISIS-it detonuan bomba artizanale që lëshonin një tym të verdhe, i cili qeëndronte pezull afër me tokën.

Mjeket ne spitalet ku jane trajtuar personat ne fjale konfirmuan dyshimet se ndaj ushtareve mund te jete perdorur gaz klorin. 11 vete u ndjene keq dhe e paten te nevojshem trajtimin mjekesor, por sidoqofte mbijetuan qe te gjithe. Sulmi ka ndodhur muajin qe shkoi prane Baladit, nje qytet ne veri te kryeqendres se vendit, Bagdad.

Kryediplomati amerikan John Kerry e pranoi se akuzat nuk janë konfirmuar ende, por serish ato po shihen ne ëashington si një çështe “jashtëzakonisht serioze”.  

Zyrtarët amerikanë jane duke kerkuar informacione shtesë rreth njoftimeve të medias. Shtypi irakian pretendon se xhihadistet e kane perdorur gazin klorin edhe ne nje tjeter sulm, shenjestra e te cilit ishte nje baze ushtarake në Saqlaëiyah. Perpara nje muaji Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike njoftoi e kishte “informacione bindëse” rreth klorinës së përdorur në mënyrë sistematike dhe të përsëritur si arnjë kundër fshatrave në veri të Sirisë në fillim të vitit, megjithëse nuk është e qartë se mbi ke rendon pergjegjesia per episode te tilla.

Dy jave me pare, kreu me i larte ushtarak amerikan u shpreh se militantet e ISIS-it e kane sofistikuar luften e tyre, duke i bere nder te tjera eshte me te veshtira per t`u identifikuar dhe eleminuar nga forcat e koalicionit objektivat ne Siri e Irak.

Top Channel