Rregulla të reja të qarkullimit në Tiranë

24/10/2014 00:00

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në zonat pranë sheshit “Nënë Tereza” do të kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe do të ndalohet
parkimi i tyre.

Udhezimi i perbashket i tre ministrive, asaj te puneve te Brendshme, te Transporteve dhe te Kultures saktësojne se do te ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve të transportit në zonën përreth sheshit “Nënë Tereza” nga ora 19:00 deri në orën 24:00.

Ne udhezim saktesohet se do te ndalohet pushimi dhe qendrimi i te gjitha mjeteve te transportit rrugor ne zonen përreth sheshit “Nënë Tereza”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri te ura e madhe Lanës, në kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”, me përjashtim të mjeteve të transportit publik të linjave urbane.

Sipas ketij udhezimi, Bashkia e Tiranes duhet te pajise me sinjalistiken e nevojshshme rrugore, ne baze te ndryshimeve te propozuara ne udhezim. Derisa te perfundoje pajisja me sinjalisten e duhur do te jete Policia e Tiranes qe do te zbatoje ne terren vendimin e Keshillit te ministrave.

Drejtoria e Policise se Tiranes u kerkon qytetareve qe te jene bashkepunues ne menyure qe ky aks te kthehet ne nje zone pedonale ne sherbim te banoreve.

Top Channel