Mbyllen hetimet për “bandën e tritolit”

25/10/2014 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet për 7 persona, mes tyre edhe për Juljan Sinanin, i dyshuar si vrasës me pagesë.

E ndersa Julian Sinani, njeriu qe dyshohet se ka kryer gjashte vrasje me pagese dha per here te fundit ne mbyllje te hetimeve rrefimin e tij per krime qe kane tronditur vendin, nje tjeter prokuror i Krimeve te Renda ka pyetur njekohesisht ne burgun 313 te bashkependuarin tjeter me te, Ndriçim Gjokonën. Ky i fundit me tej eshte futur nepermjet tunelit nentokesor ne gjykate per t`u ballafaquar me Sinanin.

Ne te njejten dite, prokuroret e super dosjes pyeten edhe ish-deputetin demokrat Ardian Kollozi, duke qene se shperthimi i ndodhur ne banesen e tij ne Vlore, në qershor 2013 eshte pranuar te kete si autor Julian Sinanin. E ndersa Julian Sinani ka pohuar se ka kryer me porosi te Mehillajve kete shperthim me lende plasese duke u paguar me 7500 euro, nuk dihet ende se cila eshte deklarata e dhene per llogari te hetimeve nga i demtuari i kesaj ngjarjeje zoti Kollozi.

Prokuroret thone se per javen qe vjen perfundojne ne Gjykaten e Krimeve per t`u gjykuar shtate persona, te dyshuar per veprat e grupi strukturuar kriminal”, “akte terroriste”, “akte terroriste të mbetur në tetnativë”, “vrasjes me paramendim”, “vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë”.  

Julian Sinani eshte ne rolin  e vrasesit me pagese, Ndriçim Gjokona si ndihmes i tij dhe si njeriu qe siguronte armet dhe tritoli se bashku me Alban Mexhajn, i cili i ka shitur dy pistoleta Sinanit. Ne cilesine e porositesve jane edhe dy kusherinjte Andon dhe Genis Mehillaj ku i fundit ne kerkim. Nderkohe si porosites do te gjykohen edhe Ilir Karçini dhe Marjon Mitro, i pari sepse kishte porositur eleminimin e nje biznesmeni dhe i dyti sepse kishte porositur vendosjen e lendes plasese ne makinen e ish-prefektit te Vlores, Besnik Dervishi. Prokuroria thote se do te veçohet dosja dhe do te vijojne hetimet per porosites te tjere, per te cilet Julian Sinani dyshohet se ka kryer vrasje per llogari te tyre.

Top Channel