“Tirana Ekspres”, qendra alternative e artit

25/10/2014 00:00

Për të gjithë ata që kërkojnë hapësira për performancat e tyre artistike vjen një mundësi më shumë me qendrën alternative të artit “Tirana Ekspres”, e cila sapo është riçelur në kryeqytet.

Gjini të ndryshme të artit, nga të gjitha grupmoshat, mund të zhvillohen në këtë qendër.

“Këtu janë formuar mbi 8 grupe muzikore dhe disa ekspozita kolektive, që janë një gjë e mirë. Por nga ana tjetër është e vlefshme edhe për anën ekonomike, duke parë çmimet e shtrenjta për ekspozitat që shumëkush nuk mund t’i përballojë. Ne taksojmë diçka, por që është shumë e përballueshme”, deklaron drejtori ekzekutiv Andri Ibrahimi.

Sipas drejtuesve të “Tirana Ekspres”, në programet artistiko-kulturore, përpos fëmijëve e të rinjve, hapësirë do të ketë edhe për moshat më të avancuara, si programi “Over 60”, për njerëz mbi moshën 60 vjeç.

Top Channel