Doda “rebelohet” sërish ndaj bojkotit

25/10/2014 00:00

Deputetja demokrate Mesila Doda edhe njëherë ka dalë kundër bojkotit parlamentar të forcës së saj politike.

Duke e nisur me një pyetje ironizuese për kryetarin Lulzim Basha, ajo thotë: “E keni vënë re që në pjesën dërrmuese të rasteve këta që janë partizanët e bojkotit janë vetë jashtë Parlamentit?”.

Mendimet mund të jenë të ndara, thotë Doda, që beson se Partia Demokratike po i krijon një komoditet të madh mazhorancës duke mos qenë në Parlament, e për rrjedhojë duke i lënë fushë të lirë qeverisë duke mos pasur asnjë pengesë e përballje.

“Ditët e ardhshme duhet të kemi diskutim të gjerë dhe të vërtetë me deputetët e opozitës, sepse janë ata që duhet të marrin një vendim dhe jo analistët apo klientelizmi politik”, vijon Doda.

Ajo vlerëson se, demokracia është një sistem ku vendimet merren nga shumë individë e jo nga një grusht njerëzish që as nuk duan t’ia dinë se çfarë do të bëhet me këtë vend.

Deputetja e PD e mbyll postimin në rrjetin social Facebook duke paralajmeruar se, “po zhbëhet roli i vërtetë i opozitës dhe i grupit parlamentar demokrat”.

Top Channel