El Clasico, Reali mposht 3-1 Barcelonën

25/10/2014 00:00

Real Madrid triumfoi në ‘El Clasico’ pasi përmbysi rezultatin dhe mundi 3-1 Barcelonën e Luis Henrikue. Një fitore e merituar kjo e skuadrës së Ancelotit për të cilin është suksesi i parë si trajner në përballjet direkte në kampionat, ndërkohë që për Barçën kjo ishte humbja e parë në këto nëntë javë kampionat.

Starti i ndeshjes ishte shokues për lojtarët dhe tifozët madrilenë pas atij goli të shpjetë të brazilianit Nejmar. Por shtylla e Benzemas në minutën e ‘10 bëri që lojtarët e Realit të hidhnin pas krahëve shokun e nisjes dhe të fokusoheshin tek loja.

Presioni i madh në portën e Barçës detyroi Pike të ndalonte me dorë një top në zonë. 11-metërshi u shndërrua në gol nga Ronaldo, goli i 16 për të në La Liga.

Në fillimin e pjesës së dytë, Pepe kaloi vendasit në avantazh ndërkohë që pak minuta më vonë Benzema përfundoi me gol një kundërsulm të shpejtë të Realit, që nisi nga një gabim i Iniestës në mesfushë.

Reali mori kështu tre pikë mjaft të rëndësishme në luftën për titull dhe njëkohësisht kënaqësinë e triumfit në ‘El Clacio’, por Barcelona vazhdon të mbetet në vendin e parë.

Top Channel