Tenis, Federer fiton turneun e Bazelit

26/10/2014 00:00

Roger Federer fitoi të dielën turneun e Bazelit për herë të gjashtë në karrierë pasi numri 2 i botës në tenis mundi në finale belgun David Goffin me rezultatin 6-2, 6-2.

Pas fitores së vuajtur në gjysmëfinale ndaj kroatit Ivo Karloviç, zvicerani fitoi lehtë në finale ndaj Goffinit, të cilin e kishte mundur edhe në vitin 2012, kur këta dy tenistë ishin përballur në 1/8 e turneut Roland Garros.

Finalja zgjati 1 orë e 51 minuta dhe me këtë fitore Federer grumbullon plot 82 tituj në karrierë, ndërsa për këtë vit ky ishte titulli i pestë (Shanghai, Cincinnati, Halle dhe Dubai).

Turneu i Bazelit është një nga 6 turnetë që Roger Federer i ka fituar të paktën 6 herë: Dubai (6), Cincinnati (6), Masters (6), Wimbledon (7) dhe Halle (7).

Top Channel