“Selfie”-t seksi të Lindsay Lohanit

26/10/2014 00:00

Lindsay Lohan ka gjetur mënyrën si të tërheqë sa më shumë fansa në rrjetet sociale. Aktorja amerikane, e cila është më shumë e famshme për problemet në jetën private sesa për interpretimet e saj, ka nisur të postojë foto të “nxehta” ku pozon vetëm me të brendshme ose fare pa to.

Në faqen e saj të Instagramit mund të shihet 28-vjeçarja duke bërë një foto para pasqyrës ku tregon reçipetat e zeza. Mendohet se fotoja është bërë në dhomat e zhveshjes së Playhouse Theatre në Londër.

Ndërsa të mërkurën, aktorja hollivudiane postoi një tjetër foto ku pozonte “topless” dhe vetëm flokët ishin ato që i mbulonin gjoksin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel