PPE: Opozita në Shqipëri po dhunohet

26/10/2014 00:00

Partia Popullore Europiane vijon të ndjekë me vëmendje zhvillimet që lidhen me opozitën shqiptare e veçanërisht çështjen e respektimit të të drejtave kushtetuese të opozitës.

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok, deklaron se ngritja në Bruksel e çështjes së shkeljeve të të drejtave kushtetuese të opozitës nga e djathta europiane ka dhënë tashmë rezultate.

“Ne do të vazhdojmë t’ ia kërkojmë këtë Komisionit Europian. Por, ndërkohë jemi njoftuar se ngritja e këtyre çështjeve nga ana jonë ka dhënë rezultatete pozitive. Opozita tashmë mund  të gëzojë të drejtat e saj kushtetuese që duhen garantuar. Ne do ta ndjekim situtën me vëmendje dhe do t’i kërkojmë Komisionit Europian të vazhdojë procesin”, deklaroi Brok.

Ky reagim i eurodeputetit Brok vjen pas vizitës në Bruksel të kreut të PD-së, Lulzim Basha, nga ku ai ka denoncuar krijimin, sipas tij, të një sistemi oligarkik në Shqipëri nga kryeministri Edi Rama.

Top Channel