Rousseff rizgjidhet presidente e Brazilit

27/10/2014 00:00

Dilma Rousseff është rizgjedhur presidente e Brazilit pasi mori më shumë se 51% të votave, ndërkohë që rivali i saj Aecio Neves mori mbi 48% të votave.

Në fjalimin e saj të fitores, zonja Rousseff tha se dëshiron të jetë një presidente më e mirë se më parë.

Ky votim e ka ndarë në dy pjesë vendin më të madh amerikano-latin dhe zonja Rousseff u bëri thirrje brazilianëve të “bashkohen për hir të të ardhmes së Brazilit” dhe shtoi se do të bënte një reformë të thellë politike.

“Unë do të jem e hapur për dialog. Dialogu do të jetë prioriteti i mandatit tim të dytë”, tha presidentja Rousseff, e cila e mban këtë post që nga viti 2010.

Top Channel