12-vjeçarja me flokë 1 metër të gjatë

27/10/2014 00:00

Katy White është një vajzë nga Uellsi e cila admirohet nga të gjithë ata që e shikojnë për herë të parë për faktin se ka flokë rreth 1 metër të gjatë, ndërsa vetë është 1.49 m.

12-vjeçarja i ka prerë vetëm tre herë flokët në jetën e saj dhe nëna e saj Barbara tregon vështirësitë e mirëmbajtjes së flokëve të vajzës.

“Janë të bukur, por shumë të lodhshëm. Vajza është edhe në kurs karateje dhe duhet t’ia mbledh në një topuz të madh sa herë që stërvitet. Kur i ka të lëshuara, duhet të kthehet me kujdes pasi ia përplas në fytyrë njerëzve. I ka si armë sekrete”, thotë nëna.

Flokët e 12-vjeçares duan një orë për t’u larë dhe po kaq për t’u tharë.

“Njerëzit gjithmonë më pyesin për flokët në rrugë, jam mësuar të ndaloj çdo dy hapa për të folur me të panjohur. Nuk e imagjinoj dot t’i pres. Në shkollë i mbaj të kapura bisht”, tregon Katy.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel