Kanë kaluar muaj dhe vite duke u përkujdesur për mjekrën e tyre dhe burrat që shikoni në fotot e mëposhtme më në fund i shfaqën botës rezultatin e punës së tyre pasi në Oregon (SHBA) po zhvillohet Kampionati Botëror i Mjekrës.

Ky kampionat ka plot 17 kategori ku përfshihen: mjekër e plotë natyrale, mjekër e plotë stil i lirë dhe mjekër “garibaldi” (e dendur dhe rreth 20 centimetra e gjatë).

Në këtë kampionat morën pjesë 300 konkurrentë nga 9 shtete. Ata dolën në skenë në stil olimpik, me flamujt e vendeve përkatëse në duar.

Juria përbëhej nga 5 anëtarë, ku përfshihej edhe Miss Oregoni 2014, Rebecca Anderson.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel