Vritet portieri i Afrikës së Jugut

27/10/2014 00:00

Senzo Meyiwa, portieri i kombëtares afrikano-jugore të futbollit dhe i Orlando Pirates, ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje në shtëpinë e të dashurës së tij, në periferi të Johanesburgut, ditën e dielë.

27-vjeçari kishte luajtur në katër ndeshjet kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës duke ruajtur portën e Afrikës së Jugut të paprekur.

Policia ka ofruar 14 mijë dollarë për çdo informacion që do të çojë në arrestimin e atyre që kanë kryer krimin.

Top Channel