Feston në mënyrë të ekzagjeruar, humb çmimin

27/10/2014 00:00

Kinezi Zhang Jike, fitues i Kupës së Botës në ping-pong (evenimenti u zhvillua në Dyseldorf të Gjermanisë), nuk ka marrë çmimin prej 45 mijë dollarësh që i takonte pasi fitoren e finales e festoi në mënyrë të ekzagjeruar.

Në fund të një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj bashkëkombasit Ma Long, Jike shkatërroi duke goditur me shkelm dy tabela publicitare.

I menjëhershëm reagimi i Federatës Ndërkombëtare të Ping-Pongut që e ka privuar nga çmimi që i takonte, pavarësisht se sportisti kërkoi ndjesë.

“Nuk ishte një sjellje e përshtatshme, më vjen keq për atë që bëra. Isha nën një presion të madh pasi të gjithë dyshonin për formën time dhe pasi fitova, u çlirova shumë”, tha kampioni kinez në faqen zyrtare të Federatës.

Top Channel