Edicioni i 20 i Odës Dibrane përfundoi të dielën në qytetin e Peshkopisë.

Për katër net me radhë, tre të zhvilluara në Pallatin e Kulturës Peshkopi dhe një natë në Pallatin e Kulturës të Dibrës së Madhe në Maqedoni, 25 grupe pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, performuan për folkun e trevave nga vinin, ku në këtë performancë ishin të përfshira këngë, valle, humor dhe alegori.

Në ditën e fundit të Odës Dibrane gjatë mesditës, në bulevardin “Elez Isufi” grupet pjesëmarrëse kanë zhvilluar paradën e veshjeve nën melodinë e këngëve e valleve.

Në këtë natë konkuruan 8 grupe si dhe performoi edhe Ansambli i Shtetit Tiranë, i cili kishte ardhur jashtë konkurimit të këtij festivali për të përshëndetur jubileun e 20 të “Odës Dibrane”.

Në fund, kryetari i jurisë së këtij festivali, Zef Çoba, ndau çmime e diploma për individë e grupe të veçantë.

Top Channel