PD: Rama, vjedhësi i parë i energjisë

27/10/2014 00:00

Partia Demokratike dënoi operacionin ndaj vjedhësve të energjisë që qeveria nisi ditën e sotme duke e konsideruar atë shantazh ndaj qytetarëve nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Në një dalje për mediat, deputeti Florion Mima, deklaroi: “Ky aksion do të krijojë terror tek qytetarët, por nuk do të zgjidhë problemin. Qytetarët duan të dinë pse duhet të paguajnë më shumë për energjinë. Duan të dinë se pse Edi Rama fut dorën në xhepat e tyre për të nxjerrë lekët e marrëveshjes me CEZ-in.”

Zoti Mima shtoi: “Ky aksion është një kërcënim që rrit arbitraritetin dhe shton premisat për shkeljen e të drejtave të njeriut. PD-ja dënon fushatën e shantazhit të Edi Ramës.”

Top Channel